SHBA përfshin edhe 6 persona dhe 7 biznese të lidhura me…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë 6 persona dhe 7 biznese të lidhura me milicinë shiite të Libanit, Hezbollah.

Sanksionet janë të lidhura me aktivitetet terroriste. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet janë “vala e parë” në fushatën për t’iu bërë presion grupeve aleate me Iranin gjatë këtij viti.

“Ne do të jemi të pamëshirshëm në identifikimin, ekspozimin dhe shkatërrimin e rrjeteve të mbështetjes financiare të Hezbollahut në nivel global”, tha Mnuchin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mnuchin, u shpreh se Hezbollahu është “përfaqësuesi kryesor i Iranit që përdoret për të prishur qeveritë arabe në Lindjen e Mesme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hezbollah është organizatë politike dhe ushtarake që është e përfaqësuar në parlamentin e Libanit.

Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete arabe sunite e kanë akuzuar Hezbollahun për mbështetje të terrorizmit rajonal, ndërsa Kongresi amerikan më herët ka vënë sanksione ndaj milicisë, duke e cilësuar si “përfaqësuesin e terrorizmit” të Teheranit.

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?