SHBA përgatitet për “valën e dytë” të COVID-19. Blen të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir

Shtetet e Bashkuara përgatiten për “valën e dytë” të COVID-19 dhe blejnë të gjitha rezervat e medikamentit kundër koronës në të gjithë botën deri në shtator. Qeveria e Trumpit siguron Medikamentin Remdesivir për të luftuar coronavirusin, duke blerë rezervat në gjithë botën duke lënë për pjesën tjetër nje pakicë e këtij medikamenti.

Sipas The Guardian‚ SHBA  ka blerë më shumë se 500 mijë doza të këtij medikamenti duke siguruar 90% të kapacitetit të prodhimit të firmës deri në shtator.

Ky preparat prodhohej nga firma amerikane për Ebolën. Pasi një studim me pacientë tregoi që përdorimi i këtij preparati shkurton kohën e sëmundjes nga 15 në 11 ditë. Zyra per liçensimin e preparateve mjekësore në BE këshilloi licensimin e ktij preparati dhe perdorimin për të sëmurët me Covid-19.

SHKARKO APP