SHBA: Po punojmë për të kthyer ndihmat në Gaza
SHBA-të janë në diskutime me Izraelin për të lejuar hapjen e rrugës për ndihma në Gaza. Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Hamasi duhet të bëjë pjesën e tij.
Kirby fajësoi Hamasin për mosarritjen e një marrëveshjeje për zgjatjen e armëpushimit humanitar në enklavën palestineze, e cila zgjati një javë. Ai tha se SHBA po punonte ende për të provuar dhe rivendosur një pauzë humanitare në Gaza.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës deklaroi të premten mbrëma se është Izraeli ai që i ka bllokuar ndihmat humanitare që të arrijnë në Rripin e Gazës “deri në një njoftim të dytë”.