SHBA, policët e Kalifornisë vrasin një 15 vjeçar në parkingun e një shkolle
Oficerët e policisë në San Diego kanë qëlluar me armë për vdekje një 15 vjeçar në parkingun e një shkolle.
Emri i të miturit nuk është identifikuar për shkak të moshës së tij të re, gjithashtu as policëve.
Dyshohet se i riu e kishte lajmëruar vetë policinë për të shkuar në vendin e ngjarjes, duke folur kështu në vetën e tretë.
Kur mbërriti policia, ai kishte drejtuar armën drejtë dy policëve.
Me këtë rast policia nga frika dhe siguria për veten kanë gjuajtur me armë drejt tij.
I mituri është dërguar menjëherë në emergjencë megjithatë ka vdekur nga plagët e rënda.
Të dy zyrtarët janë pezulluar nga puna dhe janë hapur hetimet nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

