SHBA – Protestuesit kundër Trump përplasen me policinë

Ndërkohë që Donald Trump u betua në ceremoninë e inaugurimit, mijëra protestues në Uashington DC kanë protestuar, teksa u regjistruan edhe episode dhune. Demonstruesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë si dhe janë përplasur me këta të fundit.

Gjithashtu ata shkatërruan objekte të ndryshme përfshirë prona private dhe publike. E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e autoriteteve të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën. Në komunikatën e tyre zyrtare, u bë e ditur se më problematik ka qënë një grupim i përbërë nga 500 persona me pikëpamje anarkiste. Këta të fundit mbanin të vendosura maska gjë që krijoi një situatë alarmante.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar mbi 90 protestues. Për t’u theksuar është fakti se në Uashington kishte në total 23 grupe të cilat kishin kërkuar leje për të zhvilluar protesta. Në rast se disa grupime vendosën që të protestonin me anë të forcës, grupime të tjera kanë nisur të tymosin marijuanë për të shprehur mospajtimin e tyre me liderin e Shtëpisë së Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat gjatë ceremonisë inaguruese të Trump ishin paralajmëruar edhe më herët. E gjithë fushata e miliarderit ka qënë e shoqëruar nga demostrata të ndryshme në shumë shtete. Përvecse në Uashington, protesta ka patur edhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara. Fatmirësisht nuk është raportuar për persona që mund të kenë mbetur të plagosur apo të lënduar, por bëhet fjalë për dëme të konsiderueshme në objekte të ndryshme përfshirë prona publike dhe private.

Swiss Digital Mobile Reklama

/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?