SHBA regjistron 1.442 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, 69 mijë raste të reja, mes tyre qindra fëmijë në një kamp veror

SHBA-ja si mbarë bota nuk po gjen qetësi nga pandemia e koronavirusit. Ditët e fundit është vënë re një rritje si e rasteve të reja ashtu edhe të vdekjeve. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 1.442 duke e çuar në 153,314 numrin total të vdekjeve.

Edhe rastet e reja janë rritur në mënyrë të frikshme, 69 mijë të infektuar vetëm në 24 orë duke e çuar në 4,562,037 numrin total sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Ndërkohë mediat amerikane bëjnë me dije se qindra fëmijë rreth moshës 10-12 vjec janë infektuar me COVID-19 në një qendër verore në Georgia. Pozitiv me koronavirus janë edhe shumë nga personeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?