SHBA, sanksione të reja ndaj Hamasit e Gardës Revolucionare të Iranit

Shtetet e Bashkuara shpallen të premten një raund të dytë sanksionesh duke vënë në shënjestër grupin militant palestinez Hamas.

Pjesë e sanksioneve është dhe një zyrtar i Hamasit në Iran, si dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sanksionet godasin aktivitetin dhe burimet financiare të grupit militant, si dhe personat që kanë lehtësuar shmangien nga sanksionet, të kompanive të lidhura me Hamasin, thuhej në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit.

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, gjatë të cilit u njoftua se u vranë 1400 vetë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës. Ditën e pare të sulmit grupi i militantëve mori peng më shumë se 200 persona, disa prej të cilëve foshnje.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, tha të enjten se 7028 palestinezë ishin vrarë për shkak të sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit, të dhëna këto që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

SHKARKO APP