SHBA shënon 1 milion raste me COVID-19, në pesë ditët e para të dhjetorit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan mbi një milion raste pozitive me COVID-19, në pesë ditët e para të dhjetorit sipas të dhënave Universitetit John Hopkins.

Të shtunën numri i infeksioneve të reja tejkaloi 200 mijë, ndërsa u regjistruan 2,254 viktima si pasojë e koronavirusit. Kjo është dita e katërt radhazi që SHBA shënon më shumë se 200 mijë raste ditore me COVID-19 .

Situata e pandemisë vijon të përkeqësohet, pasi raportohet për një numër rekord të personave të infektuar që po pranohen në spitale.

Autoritetet shëndetësore amerikane paralajmëruan një rritje të rasteve pasi miliona amerikanë udhëtuan për të festuar festën e Falënderimeve javën e kaluar, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi.

SHKARKO APP