SHBA shënon shifrën më e ulët të viktimave nga COVID-19 që prej muajit mars

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit janë 776, duke çuar në 79.528 të vdekur në total.

Një shifër kjo e ulët e krahasuar me një ditë më parë ku ishin 1568 dhe më e ulëta që prej muajit mars sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Ndërsa në total numri i të infektuarve është 1 329 799 persona. New York-u është më i prekuri me 26 641 persona të vdekur. Tre pjesëtarë të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin janë në vetëkarantinim për dy javë pasi janë ekspozuar me gjasë ndaj sëmundjes.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së, Anthony Fauci është vetëizoluar, së bashku edhe me dy anëtarë të tjerë të Task Forcës së SHBA-së për koronavirus, pasi kanë pasur kontakt me një person të infektuar.

Fauci, 79 vjeç, ka dalë negativ në testin për sëmundjen COVID-19, por do të testohet në vazhdimësi, ka njoftuar një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

SHKARKO APP