SHBA sinjal Koresë së Veriut, teston raketën ndërkontinentale që arrin çdo cep të botës
SHBA ka testuar të mërkurën raketën që mund të arrijë në çdo cep të botës.
Testimi i raketës nga baza ushtarake në bregdetin e Kalifonisë vjen në kohën e shtimit të tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Pjong-jangut, i cili kërcënon me sulm nuklear.
Raketa balistike “Minuteman 3” u lëshua nga baza ajrore Vandenberg dhe përfundoi rreth 8 mijë kilometra larg, në Atolin Kuajalein të Oqeanit Paqësor, njoftoi Komanda e forcave ajrore luftarake të SHBA-ve.
Testi ishte përgatitur që dhjetë muaj. SHBA ka rreth 450 raketa të tilla me rreze veprimit prej 12.900 kilometra Ky ishte testimi i dytë nga baza në Kaliforni për vetëm shtatë ditë.
KOHA JONË SONDAZH

