SHBA, Trump i kërkon hua një vepër të Van Gogut, muzeu i përgjigjet me një wc prej ari
Shtatorin e kaluar Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar muzeut Guggenheim të New York-ut, ti jepte hua ‘Pejsazhin me dëborë’, veprën e Vincent Van Gogh të 1888, për ta ekspozuar në ambientet e saj.
Nancy Specton- kuratore e muzeut prej 29 vitesh, ka refuzuar kërkesën me e-mail dhe ka bërë një veprim tjetër, duke dërguar në Shtëpinë e Bardhë një Wc prej floriri.
Bëhet fjalë për ‘America”, e famshmja wc prej ari 18 karatësh realizuar nga artisti italian Maurizio Cattelan.
‘Jemi të gatshëm t’ju tregojmë të gjitha instruksionet e duhura për ta instaluar tek ju’, thuhet në mesazhin e dërguar nga muzeu. Mail-i është dërguar në 15 shtator, por nuk është kthyer asnjë përgjigje. Specton vetëm tani e ka bërë publike këtë kërkesë.
‘Water gold’ është ekspozuar për rreth një vit në Guggenheim nga shtatori 2016 deri në gusht 2017 për publikun.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

