SHBA – Trump nën sulmin e kritikëve, pas ngjarjes në Virxhinia

Politikanë të të gjithë krahëve janë kthyer njëzëri kundër presidentit Donald Trump, i cili nuk dënoi grupet e supremacisë së bardhë dhe nuk përdori termin “terrorizëm i brendshëm” pasi një grua u vra kur një makinë u përplas me protestuesit anti-racizmit gjatë fundjavës.

Të shtunën, presidenti dënoi dhunën dhe urrejtjen në fjalën e tij, por ai nuk veçoi supremacistët e bardhë, përpjekja e të cilëve për organizimin e një tubimi madhor në Charlottesville, Virxhinia rezultoi në shpalljen e gjendjes së emergjencës nga guvernatori Terry McAuliffe.

Prishja e rregullit përfshi dhe përplasjet me anti-protestuesit lanë më shumë se 30 persona të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, gruaja e vrarë u identifikua si 32-vjeçarja Heather Heyer, një asistente ligjore që vazhdimisht kishte përkrahur çështjet e të drejtave civile në mediat sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur tashmë një hetim të të drejtave civile për vdekjen e saj.

20-vjeçari James Fields nga Maumee, Ohio është akuzuar për vrasjen e saj. Në sajë të fotografive nga vendngjarja, Fields është parë teksa qëndronte me një grup neo-nazist dhe mban një mburojë të dekoruar me një emblemë të ekstremit të djathtë.

Kritikave për mosfajësimin e drejtpërdrejtë të supremacistëve të bardhë, Shtëpia e Bardhë ju përgjigj me një deklaratë ku thuhej se presidenti “kishte dënuar ashpër të gjitha format e dhunës, urrejtjes dhe fanatizmit, ku padyshim përfshiheshin supremacistët e bardhë, neo-nazistët dhe gjithë grupet ekstremiste”.

Një retorikë më e fortë u përdor nga zv/presidenti Mike Pence në një deklaratë pas asaj të Shtëpisë së Bardhë.

Pence u shpreh se ata nuk e tolerojnë urrejtjen dhe dhunën e ardhur nga supremacistët e neo-nazistët, grupe që nuk kanë vend në jetën publike dhe debatin amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?