SHBA, vendi i parë në botë për të prekur. Lutja e Ivanka Trump
Pandemia e Covid-19 ka prekur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara, që tani kanë më shumë se 163,000 persona të infektuar dhe 3,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. Më rëndë është prekur shteti i Nju Jorkut.
Lidhur me situatë të rëndë që po kalon SHBA-ja, e bija e Presidentit Donald Trump, është përpjekur t`i japë zemër amerikanëve në këtë moment të vështirë për ata dhe të gjithë botën. Duke hequr dorë nga look-u i saj i kuruar, me të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë, Ivanka u shfaq pa make-up dhe me flokët e çregullt, për të përcjellë një mesazh sensibilizimi.
”Ju lutem, ju lutem qëndroni në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe task forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, sepse kjo ka për të qenë një sfidë e madhe për të gjithë. Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”.
https://www.instagram.com/p/B-VwUbyBnVL/?utm_source=ig_embed