SHBA vendos sanksione kundër presidentit venezuelian, Maduro: Është diktator!

Administrata Trump shpalli të hënën sanksione financiare kundër presidentit venezuelian Nicolas Maduro pas zgjedhjeve të fundjavës që i dhanë partisë në fuqi kompetenca thuajse të pakufizuara.
Sanksionet, që u njoftuan nga Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ngrijnë çfarëdo pasurie që Maduro mund të ketë në SHBA dhe ndalojnë shtetasit amerikanë të hyjnë në marrëdhënie biznesi me të.
Ndikimi monetar i sanksioneve nuk është ende i qartë, sepse pasuritë e zotit Maduro në zonat nën juridiksionin e SHBA nuk janë publikuar.
Megjithatë, vendosja e sanksioneve ndaj një kreu shteti është diçka e rrallë dhe mund të shërbejë si një simbolikë e fuqishme, pasi bën që vendet e tjera t’i shmangin një udhëheqësi të tillë.
SHBA vazhdojnë të mbajnë në fuqi sanksione kundër Presidentit sirian Bashar Assad që nga viti 2011./voa

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?