SHBA vendos tarifa të reja doganore ndaj Bashkimit Evropian, Trump njofton masën nga 1 gushti 2025

Pas vendosjes së tarifave të reja ndaj Kanadasë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër hap të fortë në politikën tregtare ndërkombëtare, duke vënë në shënjestër këtë herë Bashkimin Evropian. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se, duke nisur nga 1 gushti 2025, do të aplikohet një tarifë doganore prej 30% ndaj produkteve të eksportuara nga BE-ja në SHBA.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, ku theksoi se kjo masë do të jetë e ndarë nga të gjitha tarifat ekzistuese sektoriale.

“Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë doganore prej 30% ndaj produkteve të BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, e ndarë nga të gjitha tarifat sektoriale”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht me këtë njoftim publik, Trump i ka dërguar një letër zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku përpiqet ta paraqesë vendimin si një pjesë e angazhimit për marrëdhëniet tregtare SHBA–BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një nder i madh për mua t’ju dërgoj këtë letër, e cila tregon forcën dhe angazhimin ndaj marrëdhënies sonë tregtare dhe faktin që Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të vazhdojnë të punojnë me Bashkimin Evropian,” thuhet në hyrje të letrës, e cila ka një ton të theksuar vetë-lavdërues dhe konfrontues.

Masat e reja pritet të shkaktojnë reagime të forta nga vendet anëtare të BE-së, të cilat tashmë kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve tregtare me Uashingtonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?