SHBA vendos veton ndaj rezolutës së OKB-së: Teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur
Këshilli i Sigurimit ka vendosur me 12 vota pro, SHBA-në kundër dhe Rusinë absenim, veton kundër rezolutës së OKB-së për luftën Izrael-Hamas. “Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që bën thirrje për një pauzë humanitare në konfliktin e furishëm Izrael-Hamas, pasi teksti nuk respekton të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur”, tha ambasadori amerikan.
Dymbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit votuan në favor të rezolutës së paraqitur nga Brazili dhe negociuar gjatë disa ditëve, ndërsa Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan.
Shtetet e Bashkuara ishin e vetmja votë kundër, por si një nga pesë anëtarët e përhershëm të trupit vota e saj llogaritet si një veto. Në një prononcim pas votimit, ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se: “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që kjo rezolutë nuk përmend të drejtat e Izraelit për vetëmbrojtje.”
Rezoluta thekson se Këshilli “dënon me vendosmëri çdo dhunë dhe armiqësi kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit. Këshilli kundërshton dhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme terroriste nga Hamasi… dhe marrjen e pengjeve”.
Teksti gjithashtu “i kërkon të gjitha palëve që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.” Votimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë të hënën një rezolutë ruse që dënon dhunën në Lindjen e Mesme. Kjo rezolutë nuk e veçoi Hamasin për sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, dhe ajo u refuzua nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, si dhe Japonia.