SHBA – Vendoset shkarkimi i Komandantit të Flotës së Shtatë
Marina e Shteteve të Bashkuara do të shkarkojë Zv/Admiralin Joseph Aucoin si komandant të Flotës së Shtatë, pas një sërë përplasjesh të luftanijeve amerikane në Azi, sipas zyrtarëve amerikanë.
10 marinarë janë ende në kërkim pasi anija shkatërruese luftarake USS John S McCain u përplas të hënën me një anije naftëmbajtëse, pranë Singaporit.
Shkarkimi i Aucoin është më i fundit në një seri masash të ndërmarra nga zyrtarët e marinës pas përplasjes së USS John S McCain. Javën e kaluar, Marina Amerikane tha se dhjetëra marinarë do të disiplinoheshin dhe figura të larta drejtuese do të shkarkoheshin. Ndërkohë, ky incident ka nxitur një “pauzë ndërkombëtare operacionale” të flotave të Marinës Amerikane si dhe një rishikim të të gjitha operacioneve.
Ky është incidenti i katërt i kësaj natyre ku përfshihen luftanijet amerikane. Vetëm dy muaj më parë, 7 marinarë amerikanë u vranë kur anija shkatërruese USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash në ujërat japoneze pranë qytetit portual të Yokosukas. Në maj, një anije drejtuese raketash u përplas me një anije peshkimi koreano-jugore ndërsa në janar, një tjetër anije u përplas në breg pranë bazës së Flotës së Shtatë në Yokosuka, Japoni.
KOHA JONË SONDAZH

