SHBA zgjat përsëri licensën e Huawei- 90 ditë të tjera për të bërë biznes me firmat amerikane!

Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara lajmëroi në nisje të javës se do të zgjasë me 90 ditë licensën e përkohshme që lejon biznesin me gjigantin kinez të teknologjisë Huawei. Kjo është hera e tretë që Qeveria e SHBA  i jep firmave amerikane 90 ditë që të bëjnë “transaksione të limtuara” me Huawei, pasi firma kineze u vendos në listën e kompanive që përbëjnë “Shqetësim për Sigurinë Kombëtare” në muajin Maj.

Departamenti lëshoi licensa të përkohshme 90 ditore më 20 Maj dhe 19 Gusht, për të zbutur kufizimet për të bërë biznes me firmën. “Kjo zgjatje e licensës do të lejojë kompanitë që të vazhdojnë t’i shërbejnë konsumatorëve në zona të largëta të SHBA, që në të kundërt do të ishin harruar”, tha sekretari i tregtisë, Wilbur Ross.  Ai tha gjithashtu se disa firma rurale në SHBA varen nga Huawei për rrjetet 3G dhe 4G.

Jashtë kësaj marrëveshjeje,  çdo eksport  apo transfertë brenda vendit do të kërkojë një tjetër licensë, pasi të rishikohen nga Byroja e Industrisë dhe Sigurisë.  Huawei deklaroi në muajin Maj se vendimi  për të kontrolluar eksportet do t’i shkaktojë dëme të mëdha vetë kompanive amerikane që bëjnë biznes me Huawei.

“Kufizimi i Huawei do të limitojë Shtetet e Bashkuara ndaj alternativave inferiore dhe më të shtrenjta, duke bërë që vendi të mbesë mbrapa në zhvillimin e 5G”, deklaroi kompania kineze.

SHKARKO APP