SHBA/Dorëhiqet gjithë stafi i lartë drejtues në Departamentin e Shtetit
Drejtuesit kryesorë të sektorëve të diplomacisë në Departamentin Amerikan të Shtetit kanë dhënë dorëheqjen pas marrjes së detyrës nga Sekretari i ri, Rex Tillerson.
Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se drejtuesit e politikave të DASH nuk kanë pranuar të punojnë me administratën e re të Presidentit Donald Trump.
“I gjithë niveli i lartë i zyrtarëve të menaxhimit dha dorëheqjen të mërkurën, si pjesë e një eksodi masiv të vazhdueshëm të zyrtarëve të lartë të shërbimit të diplomatik, të cilët nuk duan që të marrin pjesë në epokën Trump”,-shkruan media amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

