Shefat e shtabeve të BE-së mbajnë mbledhje për garancitë e Ukrainës

Shefat e shtabeve të sigurisë NATO-s patën një “diskutim të shkëlqyer dhe të sinqertë” gjatë një telekonference mbi rezultatet e bisedimeve të fundit mbi konfliktin në Ukrainë, tha kreu i komitetit ushtarak të aleancës.

“Ne riafirmuam mbështetjen tonë për Ukrainën. Prioriteti ynë mbetet një paqe e drejtë, e besueshme dhe e qëndrueshme”, shkroi Admirali Giuseppe Cavo Dragone në një postim në platformën e rrjeteve sociale X. Ishte një nga tre takimet e mbajtura sot, por nuk u njoftuan vendime konkrete.

Këshilli i Ministrave i Komisionit Evropian u mblodh gjithashtu sot për të informuar anëtarët e tij rreth kontakteve diplomatike të dy ditëve të fundit në lidhje me Ukrainën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?