Shefi ekzekutiv i Moderna: Vaksina jonë ndaj COVID-19 ofron mbrojtje për disa vite
Shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel ka garantuar se vaksina që kompania e tij ka krijuar për të luftuar COVID-19 ofron mbrojtje për disa vite ndaj virusit.
Bancel thotë se skenarët e pranverës se do të dilte një vaksinë që do ofronte mbrojtje për 1-2 muaj janë venitur, dhe beson se vaksina e Moderna-s ofron mbrojtje për disa vite.
Ai sqaron se antitrupat që krijon vaksina në trupin e njeriut prishen shumë ngadalë, prandaj mbrojtja zgjat për disa vite.
Vaksina e Moderna-s është një prej prodhimeve të fundit në botë për të luftuar COVID-19 dhe deri më tani është autorizuar në SHBA dhe BE.
“Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksionon vetëm një ose dy muaj, mendoj se është jashtë. Prishja e antitrupave të gjeneruar nga vaksina tek njerëzit bie shumë ngadalë. Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për disa vjet.”- tha Bancel.