Shefi francez i reformës së pensioneve jep dorëheqjen mbi akuzat për të ardhura të padeklaruara
Jean-Paul Delevoye, zyrtari i qeverisë franceze, planet e diskutueshme të reformës së pensioneve të të cilit kanë shkaktuar greva në mbarë vendin, dha dorëheqjen të hënën për shkak të dështimit të tij për të deklaruar të ardhurat e ardhura nga burime të jashtme.
Komisioneri i Lartë për Pensionet vendosi të largohej “me iniciativën e tij” sipas pallatit Elysee.
“Presidenti Macron njeh angazhimin e tij personal dhe punën e tij në reformën e pensioneve,” shtoi deklarata e Elysee. “Tërheqja e tij lejon sqarimin e situatës.”
Presioni filloi të rritej pasi u raportua se Delevoye, kishte dështuar të zbulojë 13 aktivitete të shpërblyera ose vullnetare për deklaratën e tij të interesit të paraqitur dy muaj pasi ai hyri në qeveri.
Neni 23 i Kushtetutës Franceze i ndalon punonjësit e qeverisë të kryejnë veprimtari të tjera të shpërbluara.
Midis këtyre ishin role administrative – për të cilën ai ishte paguar më shumë se 5,000 € në muaj – si dhe për Federatën Franceze të Siguruesve dhe për krahun bamirës të operatorit hekurudhor, SNCF.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, këto aktivitete të ndryshme i paguan atij të paktën 123,000 €, pasi ai ishte ngarkuar me detyrë nga Presidenti Emmanuel Macron të hartonte reformën e pensioneve në Shtator 2017. Delevoye ka thënë se ai do ta rimbursojë shumën.
Por skandali politik shpërtheu në një kohë veçanërisht të ndjeshme pasi reforma e pensioneve, e zbuluar zyrtarisht javën e kaluar nga Kryeministri Edouard Philippe, ka çuar në protesta të gjera dhe ndërprerje të rënda në sistemin e transportit të vendit.