Shefi i BE-së: Sanksionet e reja kundër naftës synojnë të ulin burimet financiare për makinerinë e luftës ruse

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell është shprehur se qëllimi i vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë është që të ketë sa më pak burime financiare për të ushqyer makinën e saj të luftës.

Gjithashtu ai ka theksuar marrëveshja e fundit e nënshkruar nga BE është për të ulur pjesën më të madhe të importeve të naftës ruse dhe kjo do ta detyronte Moskën të ofrojë naftë me një çmim më të ulët.

“Ne jemi klienti më i rëndësishëm për Rusinë. Qëllimi është që Rusia të ketë më pak burime financiare për të ushqyer makinë e saj të luftës”, ka thënë Borell.

SHKARKO APP