FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefi i FBI-së: Ndjehem keq nëse hetimi ndaj Hillary Clinton ndikoi në zgjedhjet presidenciale

Kreu i FBI, James Comey konfirmoi sot se “ndjehet keq” me idenë se rihapja e një hetimi mbi email-et e Hillary Clintonit disa ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikan kishte influencuar në zgjedhje.

Të paktën dy javë nga zgjedhjet presidenciale, policia federale rihapi një hetim mbi email-et private të Hillary Clintonit pas zbulimit, në fund të tetorit, të mesazheve të reja të ish-sekretares së shtetit në kompjuterin e ish-bashkëshortit të një bashkëpunëtoreje të Clinton, Anthony Weiner.

Comey theksoi sot gjatë një seance dëgjimore në Senat se ishte gjendur përballë dilemës, ta fshihte këtë zbulim deri pas zgjedhjeve të 8 nëntorit apo të informonte parlamentarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të flisje nuk ishte mirë. Kishte zgjedhje për 11 ditë, por fshehja do të ishte katastrofike”, kujton ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ideja që ne mund të kemi pasur një ndikim në zgjedhje më bën të ndjehem keq, por ndershmërisht kjo nuk do të kishte ndryshuar vendimin”, deklaroi kreu i FBI.

Më 28 tetor, drejtuesi i FBI njoftoi në Kongres se hetuesit kishin gjetur mesazhe të reja duke justifikuar një rifillimi të hetimeve të mbyllura në muajin korrik mbi email-et e Clinton.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, Comey do të njoftonte se nuk kishte gjetur asgjë që do të justifikonte fajësimin e saj.

Dje, ish-kandidatja demokrate, Hillary Clinton akuzoi drejtuesin e FBI, presidentin rus, Vladimir Putin dhe WikiLeaks se i kishin se i kishin rrëmbyer një fitore pothuajse të sigurtë.
“Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar më 27 tetor, do të isha presidentja juaj”, theksoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?