Shefi i kompanisë jep dorëheqjen, u akuzua për sulm seksual
Një ndër drejtuesits e televizionit Amazon, Roy Prise ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për ngacmimin seksual të një regjisoreje.
Isa Hackett tregoi se shefi kishte bërë disa propozime të padëshiruara ndaj saj gjatë një udhëtimi me taksi në 2015.
Një aktore e ka akuzuar atë edhe për mosplotësimin e një deklarate kur u sulmua seksualisht nga Harvey Weinstein. Isa është regjisore e serialit televiziv ‘The Man in the High Castle’ dhe rrëfeu eksperiencën e saj të tmerrshme me shefin.
Pas kësaj, eprorët e mëdhenj të kompanisë filluan një hetim, i cili nuk u tregua kurrë për të dhe publikun.
KOHA JONË SONDAZH

