Shefi i të drejtave të njeriut në OKB: Përhapja e sëmundjeve dhe urisë në Gaza

Përhapja e epidemive, sëmundjeve infektive dhe uria duken të pashmangshme në Gaza, tha komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Një shterim total i rezervave të karburantit do të ishte katastrofik në të gjithë Gazën, duke çuar në kolapsin e plotë të ujit, ujërave të zeza dhe shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor, dhe duke i dhënë fund rrjedhës së ndihmës humanitare që është lejuar deri më sot,” tha Türk gjatë një konference informale, të enjten pas vizitës së tij javën e kaluar në Lindjen e Mesme.

UNICEF njoftoi të martën se tashmë ka marrë raporte për rritje të nivelit të dehidrimit tek qytetarët dhe më shumë se 30,000 raste të diarresë në Gaza. Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri gjithashtu thirrje kundër intensifikimit të dhunës dhe diskriminimit të ashpër ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?