Shefja e BE-së do jetojë në 25 m2 shtëpi
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vendosur të akomodohet në një banesë pranë zyrës së saj, në katin e 13-të të Berlaymont, selia e institucionit në Bruksel, konfirmuan sot shërbimet e saj. ”Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të ketë një banesë me hapësirë prej rreth 25 metrash katrore pranë zyrës së saj për netët e kaluara në Bruksel”, theksuan bashkëpunëtorët e saj duke konfirmuar një informacion të së përditshmes gjermane ”Die Welt”. Ursula von der Leyen do të marrë funksionet më 1 nëntor.