Shefja e Unicef-it për fëmijët e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor: Nuk duhet të humbasim vëmendjen!

Shefja e Unicef-it Catherine Russell ka folur për programin “Today” për udhëtimin e saj në Gaza javën e kaluar.

“Shkalla dhe ritmi i vdekjes dhe lëndimit ka qenë më tronditës”, thotë ajo. “Një vdekje e një fëmije është shumë.”

Russell vazhdon duke thënë: “Ne do të duhet ta bëjmë atë (Gazën) të jetueshme përsëri” – duke shtuar se është e rëndësishme të mos humbasim nga sytë fëmijët që u rrëmbyen nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.

“Rrëmbimi i fëmijëve është kundër ligjit ndërkombëtar humanitar dhe këta fëmijë duhet të lirohen menjëherë,” thotë Russell, “dhe nuk mund të them se kemi pasur shumë përparim, por shpresoj se në një moment këta fëmijë do të lirohen dhe do të jenë në gjendje të kthehen në familjet e tyre”.

SHKARKO APP