Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi, shkon në 14 numri i viktimave

14 persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset ndodhen në terren për të gjetur të tjerë të mbetur në rrënoja. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç tha për mediat vendase se numri aktual i trupave të gjetur është rritur në 13, ndërsa tre u plagosën dhe ndodhen në spital. Ai shtoi se dy gra janë nxjerrë nga rrënojat dhe se operacioni i shpëtimit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. Qytetarët e Novi Sadit janë mbledhur sonte në Trg slobode. Disa qytetarë janë mbledhur jo shumë larg vendit të aksidentit ku kanë ndezur qirinj.

SHKARKO APP