Shembet ura në Kolumbi, vdesin nëntë punëtorë

Një urë që lidh dy pjesë të një autostrade, në ndërtim e sipër, është shembur në Kolumbi duke vrarë të paktën nëntë punëtorë dhe duke plagosur pesë të tjerë.
Ura në Chirajara do të ishte pjesë e një autostrade që lidh kryeqytetin, Bogota me qytetin e Villavicencio.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe të urës 450 metra të gjatë të rrëzuar në përroin poshtë saj.
Ministri i Transportit Germán Cardona foli për një “tragjedi” dhe tha se shkaku i kolapsit do të hetohet.
Një nga punëtorët e plagosur në rënie e përshkroi momentin që ndodhi për mediat vendase.
“Të gjithë filluan të bërtasin duke treguar që ura po binte. Nuk kisha kohë për të bërë asgjë dhe më pas ndjeva një goditje në kokë”, tha Luis Alvarado për gazetën El Tiempo.
Zyrtarët e ndërtimit thanë se për fat të mirë, shumë punëtorë nuk ishin në urë në kohën e rënies, pasi stafi po ndiqte një konferencë për sigurinë.
KOHA JONË SONDAZH

