Shembet ura/ Vdes 15-vjeçarja, plagosen 9 të tjerë

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një ngjarje me një bilanc të rëndë ka ndodhur në Francë.

Deri më tani, një e vdekur dhe nëntë të plagosur janë shënuar nga shembja e urës në Tuluz të Francës.

Viktimë ka mbetur një 15-vjeçare, e cila ishte duke udhëtuar me mamanë e saj ën makinë, kur ura u shemb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy persona të tjerë raportohet se janë në gjendje kritike shëndetësore. Katër prej atyre që ranë në lumë, mundën të dilnin në breg me not, raportojnë mediat franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa të tjerë janë ende në kërkim nga polumbarët.

Nga raportimet paraprake mësohet se të paktën dy automjete dhe një kamion kanë rënë nga lartësia në ujë.

Ura lidh qytetin e Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres në veri të Tuluzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?