Shën Sofia hapet për namaz/Greqia: Ditë zie për të krishterët, Erdogan…

Falja e namazit të xhumasë tek Shën Sofia, tashmë xhami, nxiti reagim edhe në Greqi. Në të gjitha kishat e Greqisë gjatë periudhës së faljes së namazit të xhumasë, binin kambana zie ndërsa u organizuan rituale të veçanta dhe flamujt u ulën në gjysmë shtizë.

Në Kishën e Metropolit të Athinës do të zhvillohet një ritual i veçantë në lidhje me Stambollin të përkushtuar Shën Marisë nga koha bizantine nga Kryepeshkopi grek Ieronimos.

– “Erdoğan e bëri atë që tha”

Kanalet televizive greke në transmetimet e drejtpërdrejta nga sheshi Ajasofja komentuan: “Ditë zie për krishterët”, “Erdoğan e bëri atë që tha”. Kanalet gjithashtu transmetuan drejtpërdrejt recitimin e Kur’an-i Kerimit nga presidenti Erdoğan brenda xhamisë para namazit.

– Ishte pretenduar se Turqia nuk do të guxojë të hapë si xhami

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou duke reaguar ndaj vendimit kishte pretenduar se vendimi synonte drejtpërdrejt provokimin e kujtesës historike të grekëve.

SHKARKO APP