Shënimet e Darwinit nuk gjenden, dyshohet se janë vjedhur
Dy blloqe që dikur i përkisnin Charles Darwin, dhe për të cilat besohet se vlejnë miliona paund, “ka gjasa të jenë vjedhur” pasi ishin zhdukur për dy dekada, tha të martën Biblioteka e Universitetit të Kembrixhit.
Blloqet, njëra prej të cilave përmbante skicën e Darvinit, “Pema e Jetës” në vitin 1837, ishin hequr nga koleksionet speciale të universitetit, ku ruheshin sende të rralla dhe me vlerë, për t’u fotografuar në shtator të vitit 2000, tha biblioteka në një deklaratë.
Artikujt u regjistruan si të fotografuar në nëntor të të njëjtit vit, por një kontroll rutinë në janar 2001 zbuloi se kutia e vogël që përmbante librat nuk ishte kthyer në vendin e duhur.
Për vite, stafi i biblotekës në universitet kishin supozuar se librat, të njohur si “Fletoret e Transmutimit”, thjesht kishin humbur në bibliotekën e gjerë, e cila është shtëpia e më shumë se 210 kilometra rafte dhe rreth 10 milion libra, harta dhe dorëshkrime. Librat konsiderohen të zhdukur dhe ka të ngjarë të jenë vjedhur.