‘Shenjat shfaqen disa javë pas Covid-19’- “The Guardian”: 100 fëmijë në javë shtrohen në spital në Britani me sëmundjen e rrallë
Në Britaninë e Madhe, është ngritur shqetësimi lidhur me një sëmundje të rrallë që po shfaqet tek fëmijët pas shërimit me koronavirus.
Siç shkruan “The Guardian”, janë deri në 100 fëmijë në javë që po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.
Mësohet se mjekët pediatër kanë zbuluar se fëmijët shfaqin shenja të sindromës inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS).
Kur PIMS u shfaq në valën e parë të pandemisë, kjo shkaktoi konfuzion midis mjekëve, shqetësim midis udhëheqësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe alarm midis prindërve.
Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kaëasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat.
Mirëpo, PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë preket rreth një muaj pas COVID-19.
Sëmundja shpesh përfshin shenjat e skuqjes, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme me barkun, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik ose sepsës së mundshme fatale.