Shënohet një tjetër variant i ri i Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar

Shkencëtarët kanë identifikuar 16 raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Shëndeti Publik në Anglia e ka caktuar atë si një ‘variant nën hetim’ (VUI), që do të thotë se është në listën e tyre të vëzhgimit, por jo një për të cilin shqetësohen menjëherë.

Ka një mutacion të përbashkët me variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Rastet u identifikuan për herë të parë më 15 shkurt nga sistemi i mbikëqyrjes së varianteve të Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët dyshojnë se ajo ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar. Të 16 individët që kanë rezultuar pozitivë dhe kontaktet e tyre, janë gjurmuar dhe këshilluar të izolojnë. Britania e Madhe tani ka 8 variante në listën e saj varianteve të reja.

SHKARKO APP