Shënohet viktima e parë në Indi nga Covid-19, Indonezia 8 miliardë dollarë për ekonominë
Në Indi është regjistruar viktima e parë nga Covid-19. Pacienti që humbi jetën ishte një 76-vjeçar me që kishte vizituar Arabinë Saudite. Ai vdiq në shtetin jugperëndimor të Karnataka.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në Indi janë 74 raste të konfirmuara me koronavirus.
Vendi po zbaton masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit. Pallati Presidencial do të jetë i mbyllur për vizita turistike, dhe ndryshimi i ceremonisë së rojeve gjithashtu do të jetë i mbyllur për publikun deri në njoftimin e mëtejshëm.
Shtetasit e huaj që vijnë nga Sri Lanka, Koreja e Jugut, Italia dhe Irani do të dërgohen në qendrat e karantinës për një karantinë të detyrueshme 14-ditore.
Më parë gjatë javës, vendi gjithashtu njoftoi se do të pezullojë të gjitha vizat turistike për të ndaluar përhapjen e virusit më tej. Vizat për qëllime të veçanta si vizat diplomatike dhe ato për Kombet e Bashkuara ose organizatat ndërkombëtare do të përjashtohen.
Ndërsa virusi po shkakton një ngadalësim ekonomik global, Indonezia është bërë vendi i fundit që oron stimuj për ekonominë duke akorduar paketën prej 8 miliardë dollarësh.
Paketa që përfaqëson 0.8% të PBB-së, përfshin përjashtimin e disa punëtorëve në prodhim nga tatimi mbi të ardhurat dhe dhënien e kompanive për prodhim zbritje të taksës së korporatave.