Shënohet viktima e parë në Japoni nga koronavirusi, OBSH: Nuk e dimë kur do të përfundojë

Koronavirusi vijon me rritjen e bilancit të saj në 1350 viktima teksa në Japoni është shënuar viktima e parë.
Një grua rreth 80- vjecce ka vdekur nga koronavirusi sipas ministrit japonez të shëndetit dhe se ajo nuk ishte në bordin e anijes ‘Diamond Princess’, e cila mbart 218 persona me koronavirus.

Ndërkohë më shumë se 60 mijë persona janë prekur nga virusi por duket se vetëm në Azi gjendja sa vjen e përkeqësohet.
Spanja pasi mbajti në karantinë 21 persona të evakuuar nga ëuhani, sot i liroi pasi nuk konstatoi se ishin të prekur me koronavirus.

Por zëdhënësi i OBSH tha se ende nuk dihet kur do të përfundojë kjo situatë pasi koronavirusi mund të ikë në shumë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?