Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Rusi, Putin: Situata nën kontroll

Një grua e moshuar dhe me probleme të mëparshme shëndetësore, është viktima e parë që shënohet nga koronavirusi në Rusi.

Sipas burimeve zyrtare, 79-vjeçarja ishte në kushte të rënda shëndetësore dhe vuante prej kohësh, nga diabeti tip 2 dhe sëmundje ishemike të zemrës.

Sakaq, Rusia ka identifikuar 147 raste të koronavirusit deri më tani, ku shumica numërohen në Moskë, thotë agjensia shtetërore e lajmeve Tass.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se situata e koronavirusit në vend është “nën kontroll”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?