Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar viktimën e parë nga Covid-19.

Lajmin e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë në vend Venko Filipçe, gjatë një konference për shtyp.

Viktima ishte një grua 57-vjeçare nga Kumanova.

Ministri Filipçe njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeç.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114.

SHKARKO APP