Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Zvicër, qeveria paralajmëron masa

Është raportuar viktima e parë nga epidemia e koronavirusit në Zvucër ndërsa bëhet fjalë për një grua 74-vjeçare që ndërroi jetë në një spital në Lozanë.

Sikurse është raportuar edhe për raste të tjera në vende të ndryshme, edhe në këtë rastbëhet fjalë për një të moshuar e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera të mëparshme.

Ndarja nga jeta e saj është konfirmuar nga qeveria zvicerane  dhe kjo e fundit po mendon të vendosë kufizime të mëtejshme për të inkurajuar distancimin shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është përjshtuar që në ditët në vijim të bëhet mbyllja e shkollave, ndërsa ministri i shëndetësisë tha se nuk është e qartë se sa e dobishme do të ishte kjo, pasi fëmijët kanë qenë më pak të rrezikuarit të preken nga ky virus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?