Sherr i përgjakshëm në Greqi, shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën e Chania në Ishullin e Kretës në Greqi. Për pasojë të paktën një burrë shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.

Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdorur armë zjarri, por thika.

Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur.

I plagosuri shqiptar është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët.

SHKARKO APP