Sherr me grushte midis katër femrave, për produkte kundër koronavirusit (VIDEO)
Një luftë e dhunshme shpërtheu brenda një qendënr tregtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të enjten duke përfshirë katër gra.
Midis grave që u përfshinë nësherr ishte edhe vajza shtatzënë e boksierit amerikan Antwun Echols.
Videoja e regjistruar me celular brenda Davenport Walmart kapi përleshjen fizike, e cila nisi pas një debati verbal midis tre personave, por shpejt u përshkallëzua në një konfrontim fizik.
Sipas personit që ka regjistruar videon, mosmarrëveshja fillestare ishte mbi produktin antibakterial për duart, të cilat janë bërë të pakta në shumë vende të botës për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.
Sidoqoftë, njëra nga gratë e treguara në video, Antwunette Echols, 24 vjeç, ka kundërshtuar me ngulm se ishte përfshirë në sherr për arsyen e mësipërshme, megjithëse ajo nuk ka pranuar të deklarojë shkakun e vërtetë të mosmarrëveshjes.
Echols, e cila është vajza e boksierit Antwun Echols, është tetë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, një djalë.
Ajo shkroi në Facebook të premten se ishte në qendrën tregtare me dy motrat e saj.
Në regjistrimin e celularit, Echols, e veshur me një pallto të bardhë me barkun e saj dukshëm të fryrë, debatojnë me zë të lartë për gati dy minuta para se grushtat të fillojnë.