Sherr mes kushërinjve shqiptarë në Itali, nxirren armët

Sherri mes dy kushërinjve shqiptarë ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre deri ne perdorimin e armeve, fatmiresisht pas sjelle te lenduar.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku “Ansa” raporton se policia ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Faenza. Alarmi u dha mbrëmë kur në qendrën operative të policisë erdhi një telefonatë, se një person qëndronte i shtrirë përtokë në rrugën ‘Cardelli’, ndërsa ishte dëgjuar dhe një e shtënë me armë.

Sapo karabinierët mbërritën në vendin e ngjarjes, i dhanë ndihmë 34- vjeçarit shqiptar dhe më pas e transportuan në urgjencë. Pas hetimeve, policia arriti të identifikonte dhe denonconte agresorin, ndërkohë që është sekuestruar një pistoletë tip ‘Walther’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?