Sherr në Parlamentin grek, nxirret jashtë deputeti i Agimit të Artë (Video)

Parlamenti i Greqisë është përfshirë në debate të ashpra, duke sjellë edhe nxjerrjen jashtë të deputetit të Agimit të Artë, Ilia Kasidiari. Ai u nxor jashtë nga Parlamenti pasi shtyu një deputet të partisë Demokracia e Re, ku në seancën plenare filloi konflikt midis deputetëve nga partitë e tjera, ndërsa mediat thonë se janë hedhur edhe shishe uji.

“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, tha kryetari i Parlamentit, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë.

Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari  Kasidiari është shqetësuar sepse deputeti kundërshtar ka kaluar përpara tij teksa fliste për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

(

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?