Shfaqet i dobësuar, populli “qan” për diktatorin Kim Jong-Un

“Nuk e kishim parë kurrë kaq të dobësuar, të gjithë u mërzitëm, dhe filluam të qajmë”. Përshtypjet e punëtorit koreano-verior në një interviste televizive në kanalin shtetëror, që i referohen liderit suprem të atij vendi, Kim Jong-Un, përbëjnë një ngjarje të rrallë në pothuajse 7 dekadat e fundit.

Të japësh përshtypje negative për lidershipin komunist është diçka e pamundur edhe për t’u menduar, në vendin aziatik, por kohët e fundit po dalin pamje gjithmonë më të shumta të Kim Jong-Un ku duket qartë një humbje peshe domethënëse.

Për analistë të ndryshëm, pamjet e tij ku shfaqet i dobësuar janë të llogaritura. Sipas tyre, Kim Jong-Un dëshiron të japë mesazhin që po punon dhe po sakrifikohet për popullin ditë dhe natë, në një moment krize ekonomike të skajshme në vendin e izoluar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

SHKARKO APP