Shfaqja e makinave në Los Angeles – Audi, Land Rover dhe Karma, habisin me modele elektrikë
Fryma e elektrizimit ka mbizotëruar në shfaqjen e makinave në Los Angeles këtë javë, ndërkohë që prodhues si Audi po ndjekin Ford në prezantimin e modeleve të reja në këtë treg me rritje të shpejtë. Marka premium gjermane, Audi, shtoi modelin e dytë elektrik, E-Tron sportiv. Makina është pjesë e përpjekjes së Audi që të ketë 30 modele elektrikë në flotën e vetë deri në vitin 2025. Zv/presidenti i menaxhimit të markës për Audi, Filip Brabec, e quajti një model më të shtrenjtë dhe të orientuar tek dizenjo.
Prodhuesi i makinave luksoze në Kaliforni, Karma Automotive, përdori gjithashtu shfaqjen për të prezantuar 2 modele elektrike, Revero GTS dhe SC2, një makinë me 1,100 kuaj fuqi që sipas inxhinierëve arrin një shpejtësi nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 1.9 sekonda. Këto vijnë pak ditë pasi Ford prezantoi versionin Mustang elektrik.
Një tjetër model që u shfaq për herë të parë në Amerikën e Veriut ishte Land Rover Devender, që nuk kishte ndryshuar që prej vitit 1997. Jaguar Land Rover, synon të mbajë shumicën e elementëve të Defenderit origjinal, ndërkohë që i jep edhe karakteristika moderne.