Shifër e lartë infeksionesh në Itali, 846 të vdekur brenda ditës
Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 14,844 raste të reja me koronavirus nga 162,880 teste të kryera.
Numri i vdekjeve është po ashtu i lartë. Në 24 orët e fundit, 846 vdekje të tjera janë regjistruar, krahasuar me 491 të hënën. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Itali ka shkuar në 65,857. Sipas autoriteteve shëndetësore 3,003 persona po trajtohen në terapi intensive.
Rajoni më i prekur është Veneto me 3,320 infeksione të reja, i ndjekur nga Lombardia (2,404) dhe Emilia-Romagna (1,238).