Shifra alarmante, deri në 13 milionë ton mbetje çdo vit përfundojnë në oqeane

Kombet përgjegjëse për shumicën e ndotjes plastike në oqeanet botërore kanë premtuar të fillojnë pastrimin për përmirësimin e situatës.

Në një samit të Kombeve të Bashkuara për oqeanet, delegatët nga Kina, Tailanda, Indonezia e Filipinet thanë se ata do të punojnë që plastika të mos përfundojë në dete apo oqeane.

Disa nga premtimet nuk janë ende të formalizuara dhe ambjentalistët thonë se masat e propozuara nuk janë mjaftueshëm urgjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, zyrtarët e OKB e kanë përgëzuar këtë rezultat, si pjesë e një lëvizjeje të qartë ndërkombëtare kundër ndotjes së oqeaneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përllogaritet që 5 deri në 13 milionë ton plastikë lundrojnë çdo vit në oqeanet e gjithë botës.

Shumica e kësaj sasie gëlltitet nga zogjtë dhe peshqit – dhe fragmente plastike janë gjetur edhe në organizma në fund të oqeaneve.

Sipas studimeve, shumica e plastikës e ka origjinën shumë larg deteve – veçanërisht në vende që kanë zhvilluar ekonomi konsumatore më shpejt se aftësia e tyre për të menaxhuar mbetjet.

Përllogaritjet tregojnë se 75% e ndotjes detare vjen nga vetëm 10 lumenj, kryesisht në Azi. Reduktimi i mbetjeve plastike në këto lumenj me 50% do të ulte ndjeshëm nivelin e plastikës globale në oqeane me 37%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?