Shifra rekord, Hong Kong mbyll shkollat fillore

Autoritetet e Hong Kong-ut njoftuan sot mbylljen e shkollave fillore për dy javë duke filluar nga java e ardhshme për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, sipas mediave lokale.

Javën e kaluar, qeveria e qytetit urdhëroi gjithashtu mbylljen e kopshteve për dy javë për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Sekretarja e Shëndetësisë paralajmëroi se situata po përkeqësohet me shpejtësi në vend dhe u bëri thirrje njerëzve të jenë tepër vigjilentë dhe të shmangin mbledhjet e panevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Chan, autoritetet do të vlerësojnë situatën më vonë nëse mbyllja do të duhet të zgjatet. Sot, autoritetet e qytetit raportuan 26 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5.491.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani Hong Kong, ka regjistruar 108 viktima ndërsa 5.233 janë shëruar nga koronavirusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?