Shifra shqetësuese në Britaninë e Madhe, rreth 3 mijë raste ditore me COVID-19, nuk ndodhte prej 22 majit

Britania e Madhe ka shënuar një rritje shqetësuese të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
2 mijë e 998 raste të reja u regjistruan së fundmi në gjithë territorin e Britanisë së Madhe, dhe kjo nuk ndodhte prej 22 majit, kur shënohej një shifër e ngjashme, por atëhere ishulli ishte nën valën e parë të virusit.

Ministri i Shëndetësisë, Hancock i shpreh i shqetësuar për rritjen e këtyre rasteve sidomos tek të rinjtë.
Ndërkohë tashmë numri total i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar ë 41 mijë e 551, teksa duket se gjithë Evropa do të kalojë një valë të dytë me hyrjen e vjeshtës.

SHKARKO APP